Parashikimi i motit për sot

Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius.
Në njoftim bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit./21Media