Parashikimi i motit për sot

 

Me mot relativisht të ngrohtë ka nisur muaji shkurt. Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë gjithë javës. Mëngjeset do të jenë me reshje shiu, ku gjatë ditës pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve.

Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.

Back to top button