Parashikimi i motit për sot

 

Dita e dytë e muajit mars në Kosovë do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.

Si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara ditë më parë mbi territorin tonë, kushtet biometeorologjike do të jenë mesatarisht të mira, sepse ndotësit vazhdojnë të mbeten të ekuilibruar në stadet e para të Troposferës.

Ndërsa, kushtet Agrometeorologjike do të jenë të shkëlqyera, me theks të veçantë në fushën e pemëtarisë, sepse, për shkak të temperaturave të ulëta, kryesisht gjatë natës, bujku mund ta kryen procesin e krasitjes së pemëve, sepse edhe është afati optimal i kryerjes së këtij procesi.

Back to top button