Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë është nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të freskëta. Dita e sotme mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe të pa qëndrueshme.
Kjo situatë meteorologjike, sipas IHMK-së, do të kushtëzojë mot me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në disa territore parashihen shkarkime rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s./21Media

Back to top button