Parashikimi i motit për sot

Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell. Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka paraparë se temperaturat minimale do të sillen mes 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 23 dhe 26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, e lehtë deri mesatare./21Media