Parashikimi i motit për sot dhe nesër

 

Instituti hidrometorologjik i Kosovës informoi se sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas parashikimeve, reshjet do të fillojnë kryesisht në pjesën e dytë të ditës së sotme për të vazhduar edhe gjatë ditës së enjte.

“Prezenca e përkohshme e erërave nga verilindja do të krijoj kushte që në disa vende reshjet e shiut të përcjellën me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.”, bëri të ditur IHMK./21Media

Back to top button