Paratë e Trustit dalin një javë para Vitit të Ri

 

 

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka bërë të ditur se për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10%-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020.

Këtë njoftim Trusti e ka bërë nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale.

Dy ditë më parë, Trusti ka publikuar statistikat e aplikimeve për tërheqje të 10%-shit në pesë ditët e para./21Media

Back to top button