“Më parë vdes se të luaj për PSG-në“

Edhe nëse klubi parisien do t’i premtonte një pagë 10 herë më të lartë se ajo që ka momentalisht, sulmuesi francez nuk dëshiron transferimin në PSG

Reprezentuesi francez Andre-Pierre Gignac thotë se më parë do të vdiste sesa të nënshkruante kontratë me Paris Saint Germain.

31 vjeçari është fans i rivalëve të PSG-së Marseille-s, ku ka luajtur për 5 sezone para se të transferohej tek Tigres në Meksikë në vitin 2015, shkruan rtv21.tv.

Nëse sulmuesit francez i ofrohet rikthimi në Francë, ai as nuk do ta konsideronte kalimin në Parc des Princes, duke thënë: “E urrej PSG-në – më parë vdes se nënshkruaj për ta. Nëse PSG do të më ofronin 10 herë më shumë para nuk do të transferohesha atje” deklaroi Gignac për Style.

Ai madje zbuloi gëzimin e tij kur PSG ishin mundur nga Barcelona në Ligën e Kampionëve: “Nuk e keni idenë se sa kam bërtitur pas golit të 6të të Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Bërtisja, vrapoja, të gjitha. Gruaja ime ishte paksa e frikësuar madje”./21Media

Back to top button