Paris, policia rrethon “Champs Elysees”

Pas Londrës, sërish Parisi

Një operacion policor është në zhvillim e sipër në kryeqytetin francez, përreth zonës së “Champs Elysees”, pas raportimeve se një makinë është gjetur në flakë.

Mediet lokale thonë se drejtuesi i saj është arrestuar, por ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi një prani kaq të rënduar të policisë në vendngjarje.

Dyshohet se automjeti në fjalë të ketë goditur një furgon të forcave të rendit. Franca ndodhet në gjendje emergjence, pas goditjes nga një valë sulmesh terroriste vdekjeprurëse gjatë viteve të fundit.

Një polic u qëllua për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në “Champs Elysees” në prill, vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale./21Media

Back to top button