Parisi akuzon Damaskun për sulmin kimik

Shefi i diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault paraqiti sot një raport të shërbimeve sekrete franceze

Ky raport inkriminon regjimin e Damaskut në sulmin me gaz sarin kundër lokalitetit Khan Cheikhoun (veriperëndim) më 4 prill, që shkaktoi 87 të vdekur.

“Përdorimi i gazit sarin nuk përbën asnjë dyshim. Përgjegjësia e regjimit sirian nuk përbën gjithashtu asnjë dyshim duke marrë parasysh procedurën e prodhimit të gazit sarin të përdorur”, deklaroi Ayrault në përfundim të një Këshilli të Mbrojtjes, gjatë të cilit ai paraqiti këtë raport të shërbimeve sekrete franceze.

“Ky raport, zhvilluar në bazë të analizave të kryera nga shërbimet franceze, përcakton, nga burime të sigurta, se procedura e prodhimit të gazit sarin është tipik i metodës të zhvilluar në laboratoret siriane. Kjo metodë mban nënshkrimin e regjimit të Damaskut dhe na mundëson ta bëjmë përgjegjës për këtë sulm”, deklaroi Ayrault.

Sulmi i kryer më 4 prill kundër lokalitetit të Khan Cheikhoun, në zonën rebele, shkaktoi 87 të vdekur, 31 prej të cilëve fëmijë dhe solli një kundërpërgjigje nga Amerika më 7 prill kundër një baze të regjimit të Damaskut.

Organizata për ndalimin e armëve kimike (OIAC) arriti në përfundimin më 19 prill se përdorimi i gazit sarin në sulmin në Khan Cheikhoun ishte i pamohueshëm.

“Franca ka vendosur të ndajë me partnerët dhe me opinionin publik botëror informacionin që disponon”, deklaroi kreu i diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault, në përfundim të Këshillit për mbrojtjen mledhur nga presidenti francez, Francois Hollande.

SHBA-ja, Britania e Madhe, Turqia dhe Franca arritën në të njëjtin përfundim./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button