​Parisi nderon Ismail Kadarenë me pllakë përkujtimore

Kryeqyteti i Francës i bëri më 9 tetor një nderim të denjë Ismail Kadaresë, në qytetin ku ai jetoi dhe krijoi një pjesë të veprës së tij universale, ka bërë të ditur vajza e shkrimtarit të madh shqiptar Besiana Kadare.

“Këshilli Bashkiak i Parisit votoi me unanimitet për vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën tonë 63 boulevard Saint-Michel 75005, ku lindën disa nga faqet më të ndritura të letërsisë shqipe.”

Besiana Kadare thotë se ky gjest fisnik nderon jo vetëm autorin, por edhe Shqipërinë dhe kontributin e kulturës shqiptare në ndërtimin e qytetërimit shpirtëror evropian, përtej kufijve dhe politikës.

“Kadare ishte një ndërgjegje evropiane e farkëtuar në tokën shqiptare. Ai e përshkroi identitetin dhe rrugëtimin e kombit shqiptar si thellësisht evropian shumë përpara se ta njihte Brukseli. Disa herë janë të tjerët që na kujtojnë më mirë se kush jemi dhe çfarë i kemi dhënë botës. Faleminderit Parisit dhe Francës për këtë përkujtim plot dritë!”, shkroi Besiana Kadare në Facebook.

Back to top button