Parku në gjendje të mjerueshme, komuna arsyetohet

Komuna thotë se nuk ka kompetenca

Këta fëmijë në kushte të këtilla po lozin në parkun e Sarajit në Maqedoni. Në pamundësi për të pas një kënd lojërash ata ngjiten në shtylla që përbëjnë rrezik për ta. Parku ka disa fusha sportive, por që janë lënë pas dore.

Jemi përballë tre fushave të sportit në parkun e Saraijt. Këtu dikur kanë ekzistuar kushtet për të luajtur, por tani siç mund të shihni ato nuk ekzistojnë.

Nga komuna e Sarajit, selia e së cilës është afër 100 metra larg parkut, thonë se nuk është në pronësi të tyre, por në pronësi të Komitetit Olimpik.

Kryetari i komunës, Bekim Murati theksoi se puna është tejet e komplikuar dhe nuk mund të ndërhyjnë në rregullimin e tij.

“Saj përket parkut të Saraijt, realisht kompetencat janë shumë të komplikuara. Parku Saraijt gjendet në territor të komunës kurse me parkun menaxhon Komiteti Olimpik, ndërsa mirëmbajtjen e bënë Ndërmarrja e qytetit të Shkupit parqet dhe gjelbërimet”, tha Murati.

Nga Komiteti Olimpik nuk ka përgjigje edhe pas shumë përpjekjeve për të siguruar prononcimin e tyre. Derisa parku po ngelet në këtë gjendje, qytetarë të kësaj komune kërkojnë që ky park të rikthehet siç ka qenë më parë vend për rekreacion dhe për të lozur fëmijët./21Media

Back to top button