Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Parlamenti Evropian ka reaguar përmes një postimi në platformën “X” lidhur me procesin e integrimit evropian të Serbisë dhe zhvillimet politike në vend.
Në postimi është theksuar se Serbia duhet të dëshmojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se përparimi drejt anëtarësimit në BE varet nga zbatimi i reformave në sundimin e ligjit dhe forcimi i standardeve demokratike.
Gjithashtu në postim thuhet se Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, kurse për tejkalimin e krizës politike vlerësohet se nevojiten zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Për zgjidhjen e krizës politike nevojiten zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan në “X” Parlamenti Evropian.
Serbia must show real commitment to EU values.
Progress towards EU membership is only possible with rule of law reforms and stronger democratic standards. Serbia must normalise relations with Kosovo. Free and fair elections are needed to solve the political crisis. pic.twitter.com/GC381mopGO
— European Parliament (@Europarl_EN) July 12, 2026
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?