Parlamenti Studentor kundërshton vendosjen e afganëve në konvikte

Kosova është zotuar se do të pranojë një numër të konsiderueshëm të refugjatëve afganë. Si mundësi për vendosjen e tyre është përmendur edhe Qendra Studentore në Prishtinë.
Mirëpo një gjë të tillë po e kundërshtojnë studentët.
Parlamenti Studentor përmes një reagimi ka për të ditur se janë mbi 4 mijë studentë që pritet të vendosen këtë vit në konvikte, andaj kundërshtojnë idenë që kjo qendër të shndërrohet në kamp qëndrimi për afganët.
“Parlamenti Studentor kundërshton kategorikisht vendosjen e refugjatëve në konviktet e studentëve, ka vende të mjaftueshme ku ata mund të vendosen dhe të krijohen kampe. Ne i bëjmë thirrje MASHTI-t që të anulojë këtë iniciativë, përndryshe do të ketë reagime legjitime studentore, për të mbrojtur studentët tanë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PS-së.
PS thotë se janë për pranimin e refugjatëve në Kosovë, por jo në hapësirat studentore./21Media

Back to top button