Partia e Gjukanoviqit nisi iniciativën për ta rrëzuar Abazoviqin

Partia Social Demokrate e Malit të Zi ka njoftuar se do të nisë sot iniciativën për votëbesimin e Qeverisë.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, partia e presidentit malazez Millo Gjukanoviq, ka thënë se iniciativa është e hapur për të gjithë ata që mendojnë se Qeveria e Malit të Zi është treguar e papërgjegjshme ndaj interesave nacionale.
“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas ardhjes në pushtet të Qeverisë së re”, thuhet në postim.
Marrëveshja Themelore është nënshkruar sot mes kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Ndërkohë në Mal të Zi kanë nisur protestat pas nënshkrimit të marrëveshjes./21Media

Back to top button