Çakmaku: Do të ofrohen 150 euro për çdo fëmijë të lindur

Kandidati për deputet nga partia Fjala Avni Çakmaku në debatin zgjedhor të RTV21 ka prezantuar programin me të cilin garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Çakmaku tha se në planifikimet buxhetore që do t’i bëjnë do të ketë prioritet subvencionimi përr lehonat.
Ai njoftoi se, në kuadër të mbështetjes për nënat, do të ofrohen 150 euro për çdo fëmijë të lindur.
”Do të kenë grante për fëmijën e parë do të jetë 1 mijë euro edhe për të dytin, do të thotë plus në rastet kur një grua ka binjak ose për fëmijën e tretë pushimi i lehonisë do të jetë dy vjet e gjithë kjo periudhë do të jetë e mbuluar me mjete financiare. Për çdo fëmijë do t’i ketë 150 euro për muaj”, tha Çakmaku.
Sa i përket arsimit, Çakmaku theksoi se Partia Fjala ka në plan të futë edukimin fetar në shkolla, si një hap të rëndësishëm për forcimin e vlerave kulturore dhe shoqërore./RTV21/21Media