Partia në pushtet e Suedisë mbështet anëtarësimin në NATO, por nuk do baza të NATO-s në vend

Partia në pushtet e Suedisë, Social Demokratët sot informoi se e mbështesin bashkimin e vendit me NATO-n – kjo vjen disa orë pasi fqinji i saj Finlanda tha se planifikonte të aplikonte për t’u anëtarësuar.
Në një deklaratë thuhet: “Bordi i Partisë Social Demokrate ka vendosur që partia të punojë që Suedia të aplikojë për anëtarësim në NATO”.

Por, ajo nuk dëshiron armë bërthamore apo baza të NATO-s në Suedi.

“Socialdemokratët do të punojnë kështu për të siguruar që Suedia, nëse aplikimi miratohet nga NATO, të shprehë rezerva të njëanshme kundër vendosjes së armëve bërthamore dhe bazave të përhershme në territorin suedez”, vijoi deklarata.

Udhëheqësja suedeze, Magdalena Andersson dhe ministra të tjerë të lartë nga partia e saj do të flasin në një konferencë shtypi pas rreth gjysmë ore, shkruan BBC./21Media

Back to top button