Partitë intensifikojnë akuzat për bllokadën politike, s’ka sinjale për marrëveshje politike

Pas dështimit të seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit përfaqësuesit e subjekteve politike kanë ashpërsuar kritikat e ndërjella për bllokadën politike.

Derisa LVV-ja akuzon partitë e ish-opozitës se qëllimisht nuk po votojnë për konstituimin e Kuvendit, përfaqësuesit e ish-opozitës.

‘’Opozita po ma zgjatw mandatin”, tha Albin Kurti, kryeministër në detyrë

Ndaj kësaj deklarate të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sipas tij, se një deklarim i tillë shpërfaqë mungesën e  inteligjencës së Kurtit.

‘’Mos i dëgjoni të gjithë njerëzit që flasin gjëra pa fije intelegjence’’, tha Abdixhiku.

Ndërkohë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj kërkesës së tyre lidhur me seancën konstituive. Një intepretim i mundësh, sipas Haradinajt, do t’i hapte rrugë edhe veprimeve të tjera kundër Kurtit.

‘’Ende nuk kemi përgjigje nga Gjykata”, u shpreh Haradinaj për rtv21

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i tha televizionit 21 se pa një marrëveshje politike nuk mund të dilet nga bllokada e krijuar tash e sa kohë. Ai ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunoj me subjektet politike parlamentare për formimin e institucioneve.

‘’E vetmja rrugë për ndërtimin e institucioneve duhet marrëveshje politike”, tha Limaj.

Por, deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka mohuar të ketë ndonjë marrëveshje politike me partitë e ish-opozitës.

Për besë nuk kemi marrëveshje me opozitën me na i zgjat kaq shumë mandatin’’, tha Murati.

Presidentja kishte shshprehur gatishmëri për takim të subjekteve politike për dalje nga bllokada për formimin e institucioneve, por përvec një takimi muaj me parë me liderët e subjekteve politike ende nuk ka sinjale se do të vazhdojnë takimet e tilla./RTV21/21Media

Back to top button