“Partitë politike u dakorduan që fushata zgjedhore të zgjasë vetëm 5 ditë”

Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, deklaroi se në mungesë të një dakodimi, data e zgjedhjeve lokale mbetet e pandyshuar.
Nitaj theksoi se partitë politike u dakorduan në parim që fushata të zgjasë vetëm 5 ditë dhe nën respektim të plotë të masave mbrojtës ndaj Covid 19.

“Në takim pati një frymë konstruktive dhe pavarësisht qëndrimit të Pozitës pro shtyrjes së zgjedhjve, kryetari i saj Albin Kurti, tha se nuk do ta imponojë qëndrimin e tij!”, shkroi Nitaj në facebook./21Media
Back to top button