Partitë shqiptare me ministritë e njëjta

Kryetari i Kuvendit dhe Ministria e Shëndetësisë risi

Kryesia e ngushtë e LR PDSH-së do të vendosë për pjesëmarrjen në qeverinë e ardhshme. E në BDI, si duket po qartësohen punët. Kryetari, Ali Ahmeti, pas takimeve që pati me nënkryetarët e partisë, dhe me kryetarët e degave, deklaroi se me LSDM-së nuk ka mbetur asnjë çështje e hapur lidhur me programin qeveritar. Risia në kabinetin e ardhshëm qeverisës është që me shëndetësinë do të udhëheq kuadro nga një parti shqiptare, shkruan TV21.TV

“Emrat deri tani që jepen nëpër opinion thjeshtë janë spekulime ju siguroj se nuk ka emra të përzgjedhur. Për ndarjen e resorëve jemi dakorduar si shqiptar jemi avancuar siç dihet kemi kryetar të parlamentit dhe kryesisht do të drejtohen dikasteret që ka drejtuar deri më tani Bashkimi Demokratik për Integrim. Ka një ndryshim te ministri i arsimit dhe i shëndetësisë.
Akoma nuk ka ndonjë emërim konkret, akoma jemi duke u konsultuar, do të shohim të bëjmë një zgjedhje sa më të pranueshme dhe të mirë”, u shpreh Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Ahmeti tha se shumica e resorëve që janë udhëhequr në mandatin e kaluar nga kuadro shqiptare, do të udhëhiqen edhe në qeverinë e re.

Në mandatin e kaluar Fatmir Besimi dhe Musa Xhaferi ishin zëvendëskryeministra. Emra më të përfolur për këto poste në kabinetin e ardhshëm ishin Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti, por pas takimit të mbrëmshëm, Ahmeti tha se të gjitha këto janë spekulime. Kuadro të BDI-së udhëhiqnin me Ministrinë e Ekologjisë, të Pushtetit Lokal, atë të Ekonomisë, Drejtësisë dhe të Arsimit.
Nga burime partiake mësohet se edhe pse kreu i LSDM-së ka udhëtuar për Bruksel, grupet e punës po vazhdojnë punën./21Media

 

Back to top button