Pas 10 ditësh, gruaja e raportuar si e zhdukur u gjet e vdekur

 

Sot rreth orës 11:50 në Shkodër është gjendur e mbytur në breg të liqenit, një 80 vjeçare.

Shtetasja shqiptare me iniciale F. K., banuese në fshatin Dobraç, ishte larguar nga banesa që në datën 29.12.2020, informon policia e Shkodrës.

Nga hetimet paraprake të policisë në trupin e saj nuk janë gjendur shenja dhune. Sipas policisë e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./oranews

Back to top button