Pas 10 ditësh policia arreston hajnin e orës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një ore në një lokal të Prishtinës.
Vjedhja ishte raportuar më 13 dhjetor, ndërsa polica thotë se “si rezultat i veprimeve të shpejta policore është arrestuar i dyshuari” pas 10 ditësh.
I dyshuari sipas Policisë është shtetas i Algjerisë dhe dyshohet se i njëjti në një lokal ka arritur të vjedh një orë dore në vlerë 160 euro.
“Hajni” me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndwrsa rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”./21Media

Back to top button