Pas 17 vjetësh, Irma Libohova rikthehet në “Kënga Magjike”

Edicioni i 23-të i festivalit më të madh të muzikës “Kënga Magjike 2022” ka filluar. Këngëtarët e kategorive “Big dhe Neë Artist” po prezantohen çdo të diele në emisionin e “E Diela Shqiptare” moderuar nga Ardit Gjebrea.
Anëtarët e jurisë së “Kënga Magjike 2022”  janë,  kantautori Pirro Çako, aktorja Ema Andrea, këngëtarja Jonida Maliqi, Anxhela Faber si dhe  Kozeta Kurti.
Pas 17 vjetësh, këngëtarja Irma Libohova rikthehet me këngën “E Jona” në Këngën Magjike në kuadër të kategorisë “Big Artist”.
“Ishte @ilibohova artistja që çeli javën e tretë të prezantimit të këngëve. Irma rikthehet pas 17 vitesh në “Kënga Magjike” me një tematike sociale”, thotë njoftimi.
Performancën e Irmës e gjeni në Youtube./21Media

Back to top button