Pas 2 vjetësh, BTS do të mbajë koncert në Korenë Jugore

Zyrtarisht grupi BTS do të performojë në mars.
Sot(16 shkurt) u bë e ditur se grupi BTS do të mbajë koncertet “BTS Permission to Dance on Stage” në Seoul të Koresë së Jugut, më 10, 12 dhe 13 mars.
Gjithashtu, do të mbahen në Seoul dhe kjo do të jetë hera e parë pas 2 vjetësh që BTS mban koncert në Seoul, që nga “BTS World Tour Love Yourself: Speak Yourself the Final” në tetor të vitit 2019.
Sigurisht performancat e datës 10 dhe 13 të muajit të ardhshëm do të transmetohen edhe online, kurse koncerti i 12 marsit do të jenë në diospozicionin e publikut për t’u shikuar drejtpërdrejtë, nëpër kinematë anembanë botës./21Media

Back to top button