Pas 30 vitesh në skenë, Ardit Stafa kthehet aty ku gjithçka nisi

Këngëtari Ardit Stafaj njihet për zërin e tij të veçantë. Ka kohë që nuk ka qenë shumë aktiv në skenën publike, por ai u rikthye me një intervistë në RTV21.

Stafaj, në një intervistë për “Ftohtë e Nxehtë”, tha se nëse e llogarit prej kur ka filluar karrierën si fëmijë, tani bëhen 30 vite në skenë, derisa zbuloi karakteristikat e tij si fëmijë dhe adoleshent.

“Si natyrë kam qenë shumë i gjallë. Momenti kur kam dalë në skenë gjithmonë kam qenë shumë i lumtur; e kam ndier njëfarë energjie që më ka tërhequr. Me kohë, kjo ndryshon; në moshën madhore e kupton që kjo është përgjegjësi e madhe”, tha ai, duke shtuar se muzikën e ka edhe profesion e jo vetëm hobi./21Media

Back to top button