Pas 45 vitesh ka vizituar Kosovën për herë të parë… – Rrëfimi i kosovarit që jeton në Turqi

Për vite me radhë RTV21 ka sjellë rrëfime të shqiptarëve të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, e veçanërisht të shqiptarëve në Turqi , të cilët regjimi serb i ka detyruar të largohen nga vendi.
E një rrëfim tjetër i ndjeshëm vjen nga një burrë me prejardhje nga Podujeva i cili tregon që pas 45 vjetësh ka vizituar Kosovën, shkruan portali rtv21.tv
“Unë deri 45 vjet s’jam kanë në Kosovë, mas 45 vjet jam shku, në luftë janë kanë ata këtu granimi të na kanë nejt. Baba s’ka shku hiqm me mallim të Kosovës ka vdek”, tha kosovari duke treguar se janë munduar t’i ruajnë traditat.
Madje ai ka thënë se edhe martesat i kanë bërë ndërmjet shqiptarëve, deri në kohët e tashme kur sipas tij të rinjtë po bëjnë edhe martesa të përziera.”/21Media