Pas 5 vjetësh rikthehen marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Palauit

Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka bërë të ditur se janë rikthyer marrëdhëniet diplomatike me Palaun.
Ai përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”, ka bërë të ditur se rikthimi i këtyre marrëdhënieve diplomatike ndodhi pas pesë vjetësh.
“Pas pesë viteve, rikthehen marrëdhëniet diplomatike me Palaun”, ka shkruar Ahmeti./21Media