Pas aksidentit, Jeremy Renner i nënshtrohet operacionit

Aktori amerikan Jeremy Renner i është nënshtruar një operacioni, por mbetet në një gjendje kritike pas aksidentit të fundit në Nevada.
Renner pësoi lëndime dhe është ende në kujdes intensiv, tha Samantha Mast në një deklaratë për mediat të hënën mbrëma.
Ai u transportua me helikopter në spital të dielën pas një aksidenti teksa pastronte borën jashtë shtëpisë së tij në Nevada.
SHBA është goditur nga stuhitë e borës, duke lënë të vdekur dhjetëra njerëz.
Para aksidentit, Renner thuhet se po pastronte një rrugë jashtë shtëpisë së tij në Reno, Nevada duke përdorur pajisjen e tij të borës në mënyrë që familja e tij të mund të dilte jashtë pas një stuhie të fortë.
51-vjeçari ishte i vetmi person i përfshirë në incident, tha zyra e Sherifit të Qarkut Washoe, duke shtuar se rasti po hetohet./21Media

Back to top button