Pas aksidentit, shoferi kërcënon udhëtarët tjerë

Shoferi i kamionit ka ikur nga vendi i ngjarjes

Pas një aksidenti mes një kamioni dhe një makine në Fushë-Kosovë, vozitësi i kamionit kërcënoi personat që ishin në veturë.

Në raportin e dërguar nga policia thuhet se vozitësi i kamionit, pasi i ka kanosur personat që ishin në veturë, ka ikur nga vendi i ngjarjes vrullshëm duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Një pasagjere e veturës për shkak të shqetësimeve është dërguar tretman mjekësor në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar./21Media

Back to top button