Pas arrestimit lajmërohet Molliqaj, flet për veteranët

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është lajmëruar në “Facebook” pas protestës së sotme të OVL UÇK-së, ku edhe u arrestua.
Ai tha se rezistenca e veteranëve është burim shprese.
“Sot pamë me mijëra veteranë të mbledhur para Kuvendit të Kosovës. Përderisa pushteti zvarritej nëpër mbledhje e seanca, veteranët qëndronin të pa lëkundur. Paga minimale definohet si shumë nën të cilën nuk mund t’i plotësosh kushtet bazike të jetesës. Nën këtë shumë dëshirojnë t’i lënë ata që ishin të gatshëm që të sakrifikojnë jetën e tyre për lirinë tonë kolektive. Qëndresa vazhdon”, ka shkruar Molliqaj.
Sot është arrestuar Molliqaj në orët e pasdites në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Arrestimi i tij u bë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga organet e drejtësisë./21Media

Back to top button