Pas daljes së Dagz nga BBV, PM: Krenar me ty, deri në vdekje bashkë

Mbrëmë (18 janar), artisti nga Kosova, DJ Dagz ka lënë shtëpinë e Big Brother Vip.
DJ Dagz dhe PM nisën rrugëtimin bashkë, por PM iu eliminua kohë më parë nga BBV, ndërkaq Dagz vazhdoi rrugën duke i dhënë shtëpisë së BB spektakël.
Pas largimit të Dagz, i menjëhershëm ishte reagimi i shokut tij të ngushtë, PM.
“Krenar me ty vëlla, tash është koha #itsPMandDagz. Të dua vëlla, deri n’vdekje bashkë”, ka shkruar PM në Instagram.
Kujtojmë që, mbrëmë DAGZ nuk ishte i vetmi që u eliminua, para tij doli edhe një banore tjetër, ishte Xheisara./21Media

Back to top button