Pas dënimit të Krivaqës e Sejdiut reagon Haxhiu: Gjykim i drejtë për krimin mizor

Gjykata Themelore e Ferizajt sot e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, kurse Arbër Sejdiun me 15 vjet burg, për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.
Lidhur me këtë denim ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se është “gjykim i drejtë për krimin mizor”.
“Gjykata Themelore në Ferizaj shqiptoi dënimin maksimal ndaj një prej krimeve më mizore të shkaktuara viteve të fundit, dhunës deri në vdekje ndaj Marigona Osmanit nga krimineli Dardan Krivaça dhe bashkëpunëtori në krim, Arbër Sejdiu. Ndërgjegja kolektive mbase mund të jetë më e qetë kur drejtësia në emër të popullit, vihet siç duhet. Uroj që drejtësia ndaj rasteve të dhunës e vrasjeve të grave të jetë në nivelin më të lartë profesional, duke shqiptuar dënimet më meritore, të pa ndikuara dhe të pa ngarkuara nga mendime provinciale e patriarkale siç kemi parë në të kaluarën”, ka shkruar Haxhiu./21Media