Gjyqtari Piotr Hofmanski emërohet në Kushtuesen e Speciales

Gjyqtari Piotr Hofmanski është shtuar listës së gjyqtarëve në kushtuesen e Speciales në Hagë.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë emërimi i Hofmanskit erdhi pas dorëheqjes se gjyqtarit Antonio Balsamo.
Më 3 dhjetor 2024, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Xhovani Pietro Barbano, emëroi gjykatësin Pjotër Hofmanski (Poloni) në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri), në përputhje me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji). Gjykatës Hofmanski u emërua pas dorëheqjes së gjykatësit Antonio Balsamo si gjykatës i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) për arsye profesionale”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, sipas njoftimit, gjykatësi Balsamo do të mbetet gjykatës në Regjistër.
“Autoriteti Emërues emëroi gjykatësin Hofmanski në DHSGJK si një nga tre gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, në vend të gjykatësit Balsamo, në përputhje me nenin 26(5) të Ligjit.Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, i uroi gjykatësit Hofmanski mirëseardhje të përzemërt dhe përshëndeti fillimin e punës së tij në DHSK”, thuhet në njoftim./BetimipërDrejtësi