Pas finales, Mourinho shpërthen në lot

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, e ka fituar trofeun e edicionit të parë të Ligës së Konferencës pasi skuadra e tij e mposhti Feynoordin në finale me rezultat minimal 1-0.
Kjo ndeshje u zhvillua në Shqipëri, në stadiumin “Air Albania” në një atmosferë të jashtëzakonshme.
Menjëherë pas ndeshjes, trajneri portugez ka folur për të ardhmen e tij, ku ka siguruar se do të mbetet në krye të Romës edhe për sezonin e ardhshëm.
“Ne sot kemi bërë histori. Pavarësisht se do të ketë spekulime, unë do t’i refuzojë të gjitha propozimet dhe do të mbetem te Roma. Nuk kam asnjë dyshim, do të vazhdojë këtu”, tha Mourinho në lot menjëherë pas ndeshjes.
Skuadra italiane Roma është kurorëzuar si skuadra më e mirë e edicionit të parë të Ligës së Konferencës, një kompeticion ky i ri i krijuar nga UEFA për skuadra e niveleve më të ulëta në kampionatet evropiane. Në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë, skuadra e Jose Mourinhos e mposhti Feynoordin me rezultat minimal 1-0.

Back to top button