Pas fitores, Marku ka disa fjale

Boksieri shqiptar Florian Marku mbrëmë ia doli që ta mbrojë titullin e Kampionit të Botës në kategorinë IBF pasi e mposhti me nokaut në raundit e katërt britanikun Chris Jenkins.
Kurse, sot një ditë pas fitores Marku ka falënderuar të gjithë tifozët shqiptarë për përkrahjen e madhe të dhënë gjatë këtij dyluftimi.
Në një postim në Facebook Marku ka thënë se dje gjithçka shkoi sipas planit, derisa ka bërë të ditur se së shpejti do t’i zbulojë planet e reja për të ardhmen të cilat i parashikon si të mëdha dhe të forta.
“Dua ta nis duke ju falenderuar të gjithëve për përkrahjen që më dhatë djenë stadium dhe në të gjitha trojet shqipëtare. Dje gjithçka shkoi sipas planit që kishim, Pritet një vit i fortë, i bukur dhe si asnjëherë më parë, për të cilin jemi duke punuar me ekipin e menaxhimit S-JAM Boxing. Boxxer dhe Sky SportsSky Sports. Sapo të përfundojmë planet për ndeshjen e radhës do ju njoftoj”, ka shkruar Marku.
Boksieri shqiptar mbrëmë u ballafaqua me britanikun Chris Jenkins./21Media

Back to top button