Pas martesës së tretë, reagon Blero

Pas publikimit të pamjeve nga dasma me Eronitën, Blero u përball me reagime të shumta në rrjet.
Krahas urimeve, pati edhe komente ironike, pasi kjo është martesa e tij e tretë pas martesave të tij më Teuta Krasniqin dhe Afrona Dikën.
Ai zgjodhi të mos përfshihej në debate, por reagoi duke publikuar një foto nga dasma me mbishkrimin: “A ju duket sikur më… gëzuar për dashurinë!”
Ky veprim u pa si përgjigje e qetë ndaj kritikave, ndërsa shumë ndjekës e mbështetën, duke thënë se secili ka të drejtë të kërkojë lumturinë e tij./21Media