Pas më shumë se 70 vitesh karrierë, Murdoch tërhiqet nga perandoria mediatike

Rupert Murdoch, 92 vjeç, dha dorëheqje si kryetar i News Corp – kompania mëmë e Sun and The Times – dhe Fox Corporation

Djali i madh i manjatit të medias, Lachlan, 52 vjeç, do të bëhet kryetar i të dyja kompanive

“Kompanitë tona janë në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si unë,” tha Murdoch në një shënim për punonjësit

Ai ndërtoi një nga perandoritë mediatike më me ndikim në botë gjatë një karriere 70-vjeçare

Pasi trashëgoi gjysmën e gazetave lokale në qytetin australian të Adelaide në vitet 1950, Murdoch përfundoi duke zotëruar disa nga gazetat dhe stacionet televizive më me ndikim në botë.

Fox News në fillim të këtij viti pagoi gati 800 milionë dollarë për të zgjidhur një çështje shpifjeje me Dominion Voting Systems mbi pretendime të rreme rreth zgjedhjeve të vitit 2020./21Media

Back to top button