Kaloni te përmbajtja kryesore

Pas ngjarjes së bujshme në koncertin e Coldplay, pasojat godasin Astronomer, CEO largohet, po drejtoresha?

Pavarësisht polemikave që çuan në dorëheqjen e CEO-së së kompanisë Astronomer, drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Kristin Cabot, do të vijojë të mbajë pozicionin e saj në kompani. Ngjarja që ndezi debatet ndodhi gjatë një koncerti të grupit Coldplay në Boston, ku kamerat e “Kiss Cam” kapën Cabot dhe CEO-n e atëhershëm, Andy Byron, në një përqafim që u interpretua si më shumë se miqësor.

 

Drejtimin e kompanisë e ka marrë tashmë Pete DeJoy, i cili në një deklaratë zyrtare me titull “Të ecësh përpara në Astronomer”, theksoi nevojën për të rikthyer fokusin tek misioni dhe puna e kompanisë. Ai u shpreh:

 

Për momentin, as Cabot dhe as Byron nuk kanë komentuar publikisht mbi natyrën e marrëdhënies së tyre. Gjatë incidentit në koncert, madje edhe këngëtari Chris Martin i Coldplay u përfshi me një koment nga skena, duke thënë me humor se “ose janë në një lidhje, ose janë shumë të turpshëm”.

Qëndrimi i Cabot në kompani, teksa CEO u largua, ka ngritur diskutime për etikën në vendin e punës dhe standardet e dyfishta në rastet kur përfshihen figura të nivelit të lartë. Megjithatë, Astronomer, një startup që operon në fushën e të dhënave dhe inteligjencës artificiale, synon të lërë pas këtë incident dhe të përqendrohet sërish te inovacioni dhe zhvillimi teknologjik.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button