Pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve katër persona mbetën të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç të Podujevës.

Tre prej tyre janë plagosur me armë zjarri, ndërsa njëri me thikë. Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e sigurisë nga Policia.

Njëri prej katër të plagosurve me armë është në rrezik për jetë.

Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes disa personave që janë familjarë. Tashmë, pesë persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar si tentim vrasje.

Back to top button