Pas një mosmarrëveshje në një lokal, e ther me thikë në qafë
Viktima ka pësuar lëndime të rënda
Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën ”Istriotet” në Prizren pasi që dyshohet se i njëjti ka therur me thikë një person tjetër.
Sipas policisë rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje të qasëtit në një lokal, ka therur me thikë në qafë viktimën mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjendet në tretman mjekësor.
Mjeti i dyshuar thika që dyshohet se është përdorur në raste është konfiskuar nga Policia.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes./21Media