Pas përjashtimit të “Defender Europe 2023”, Mehaj: Ushtria jonë është ngritur me mbështetjen e SHBA-ve

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se ushtria  e Kosovës është ngritur nga mbështetja e fuqishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e tij vijnë pas anulimit të Kosovës në pjesëmarrjen “Defender Europe ’23”,

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i përjetshëm, i tillë ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë. Ushtria jonë është ngritur para se gjithash duke pasë mbështetje të fuqishme nga ShBA-të, jam i bindur që zhvillimi i mëtutjeshëm i yni do të vazhdojë edhe më tutje.

Ne ndajmë vlera dhe parime të njëjta, paqe dhe siguri për të gjithë pa dallim. Anëtarësimi ynë në NATO mbetet prioritet për ne sepse vetëm kur të arrihet kjo mund të kemi paqe të qëndrueshme.”, shkroi Mehaj.

Në anën tjetër ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet Defender Europe 2023, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri./21Media

Back to top button