Pas përleshjes me anëtarët e PSD, lëndohet një polic

 

Një polic gjatë konfrontimit me anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PSD) është lënduar. Pranë objektit të Kuvendit të Kosovës ka arritur ambulanca.

E gjitha ndodhi pasi anëtarët e PSD-së vendosen mbishkrimin “Krejt dhe Drejt= i gjithë pushtetit sovjetëve” në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Pas vendosjes së parullës në objektin e Kuvendit të Kosovës ka ndërhy edhe Policia e Kosovës, ku më pas pati përleshje mes pjesëmarrësve aty dhe policisë.

Kryetari i PSD-së dhe anëtarë të tjerë janë ndaluar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke u përleshur me ta.

Back to top button