Pas përmbytjeve numri i të vdekurve shkon në 37

Të paktën 37 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Kentakin lindor, ndërsa rajoni po përgatitet për më shumë reshje.
Të paktën gjashtë fëmijë përfshirë katër vëllezër e motra, të moshës një deri në tetë, të cilët thuhet se u morën nga duart e prindërve të tyre – janë në mesin e të vdekurve, transmeton rtv21.tv.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet pasi “qindra” mbetën të pagjetur.
Më shumë se 12,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike dhe qindra shtëpi dhe biznese janë përmbytur.
Dëmtimi i rrugëve, urave dhe infrastrukturës tjetër do të kushtojë miliona për t’u riparuar, tha guvernatori të hënën.
Beshear, i cili vizitoi disa nga lagjet më të goditura gjatë fundjavës, tha se kishte parë “shtëpi të shkatërruara” dhe “shkolla të shkatërruara”.
Këto janë përmbytjet më të këqija që ka parë rajoni në dekada.
Vendasit e zhvendosur janë strehuar në parqe shtetërore, kisha dhe shtëpi të lëvizshme të sjella nga shteti. Sipas zyrtarëve, rreth 300 njerëz janë në strehimore./21Media

Back to top button