Pas pretendimeve të Abazit, Deliu kërkon dorëheqjen e ministres Albulena Haxhiu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas deklaratave të sotme të deputetit Haki Abazi rreth zhdukjes së mostrave të rastit Dehari.
“Dy muaj pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nën pushtetin qeverisës të Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, kuptojmë nga një deputet i shumicës parlamentare se krerët e institucioneve kanë dijeni për përmbajtjen e kamerave të sigurisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore… Dorëheqja ose shkarkimi i Ministres së Drejtësisë, është hapi i parë dhe i domosdoshëm për të mundësuar proces hetimor të pavarur e të besueshëm.”, ka shkruar ajo.
Po ashtu Deliu i ka bërë thirrje prokuorisë që të veprojë në mënyrë të pavarur lidhur me rastin.
“me efikasitet dhe profesionalizëm për të hetuar dhe zbardhur këto pretendime, e mos të smbrapset as përballë presioneve e kërcënimeve që mund t’i marrë nga ky pushtet, bartësit e të cilit, derisa janë të gatshëm që t’i kërcënojnë publikisht prokurorët në sallat e gjyqit (siç ndodhi para disa ditësh), mund të bëjnë gjithçka jashtë tyre.”, ka shkruar ajo në Facebook./21Media

Back to top button