Pas prindërve, ndërroi jetë edhe 19-vjeçari që u aksidentua në Llapushnik

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 19-vjeçari i cili ishte lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi në fshatin Llapushnik të Drenasit më 18 gusht.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv, Gazmend Spahija.
Aksidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje në rrugën Prishtinë – Pejë, më saktësisht në Llapushnik ku kanë mbetur të vdekur një çift bashkëshortor, (prindërit e 19-vjeçarit), ndërsa ky i fundit ka ndërruar jetë sonte teksa ishte në trajtim intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK.