Pas protestave masive priten greva në Bjellorusi

 

Greva të reja priten në Bjellorusi pas një fundjave me protesta ku kërkohej largimi i presidentit, Alexander Lukashenko.

Udhëheqësit e opozitës bënë thirrje për greva ndërsa, zemërimi rritet për dhunën me policinë, si dhe për manipulimet e pretenduara në zgjedhjet e 9 gushtit.

Por presidenti, i cili pretendoi një fitore, mbetet i sfiduar.

Të dielën, ai u bëri thirrje mbështetësve të mbrojnë vendin e tyre dhe pavarësinë, transmeton rtv21.tv.

Sidoqoftë, protestuesit dolën në një numër shumë më të madh, ku në mediat lokale të pavarur të lajmeve “Tut.by” u përshkrua demonstrimin paqësor si “më i madhi në historinë e Bjellorusisë së pavarur”.

Vala e zemërimit është duke u rritur qëkur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha që Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, fitoi 80.1% të votave dhe kandidatja kryesore e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya vetëm 10.12%.

Tikhanovskaya insiston që aty ku u llogaritën votat siç duhej, ajo fitoi mbështetje duke filluar nga 60% në 70%. Ajo u nis për në vend pasi denoncoi publikisht rezultatet, duke iu bashkuar fëmijëve të saj në Lituani.

Ndërkohë, rreth 6 mijë e 700 njerëz janë arrestuar pas zgjedhjeve dhe shumë kanë folur për tortura në duart e shërbimeve të sigurisë.

Sipas BBC-së, punëtorët në fabrikat e drejtuara nga shteti dolën në krah me protestuesit javën e kaluar dhe më shumë greva janë planifikuar për këtë javë, duke rritur presionin ndaj Lukashenkos./21Media

Back to top button