Pas raportimit të TV21, ministri takon gjeniun e matematikës Amir Destanov
Pas raportimit të Televizionit 21 ku nxënësi i klasës së tetë, 14-vjeçari Amir Destanov nga Qendra Ditore në Shuto Orizare, arrin të zgjidhë 30 ushtrime në 1.30 minuta, por me barkun bosh nga gjendja e keqe ekonomike, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri këtë të fundit e ka pritur në Ministri.
Shaqiri shkruan në “Facebook” se takimi me Amir Destanovin, i cili përkundër fëmijërisë së tij të vështirë, tregon se asnjë pengesë në jetë nuk mund të ndalojë dëshirën e suksesit në atë që doni të bëni.
Ndërsa shton për rastin e tij se përfaqësuesit e shtetit duhet ta mbështesin në luftën e tij personale për arsimim dhe realizimin e potencialeve, të cilat Amiri padyshim i ka.
Shaqiri e përfundon shkrimin e tij në “Facebook”“Amiri është krenaria jonë. Rezultatet e tij në matematikë janë edhe më domethënëse, sepse ai nuk ka të njëjtat kushte mësimi si fëmijët e tjerë. Amiri dhe fëmijët e tjerë të talentuar, meritojnë mirëkuptim, vëmendje dhe mbështetje të plotë sistematike”./TV21