Pas SHBA-së, Mehaj udhëton për në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se do të udhëtojë për në Turqi.
Mehaj përmes Facebook-ut ka njoftuar se pas vizitës në SHBA, ka pranuar ftesë nga homologu turk, Hulusi Akar për vizitë katërditore në Turqi.
“Pas vizitës në SHBA, direkt kam udhëtuar për vizitë katërditore në Republikën e Turqisë, me ftesë zyrtare të homologut tim, Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar. Gjatë kësaj vizite, përveç takimit me homologun tim, do të realizojë edhe vizita dhe takime në Presidencën Turke të Industrisë së Mbrojtjes, qendra akademike ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes. Gjithashtu, do të vizitojë edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll.Vizitën përkatëse e realizoj në kuadër të objektivit tim strategjik për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral me vendet tona partnere”, u shpreh Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button