Pas shkatrrimit të sofrës, reagon Don Xhoni: Se kemi përbuz bukën

Reperi i njohur Don Xhon dhe këngëtari Butrint Imeri në fund javë e kanë shijuar një ndejë me muzikë rapsodike.

Në një video që ishte publikuar në rrjetet sociale shihet se reperi ishte i ulur bashkë me disa persona tjerë rreth sofrës. Kënga dhe atmosfera në odë e bëri reperin “agresiv” kështu duke thyer sofrën që e kishte përpara.

Për këtë veprim ai nuk ka marrë komente të mira nga ndjekësit në rrjetete sociale.

“Prom e kemi pas ni iftar me jarana edhe kena kalu qysh eshte ma s’miri. Krejt qa kena bo u kane per show, edhe pikerisht e kena zgjedh muziken qe na bon mos me e harru historine tone, si shenj kujtimi per ata breza qe luftun per lirine tone. Ne asnji rast se kemi perbuze buken, qysh po i shoh do komente, se ju me njihni jo prej nates t’djeshit por qe koxha ni kohe tash, edhe e dini mire kur e boj une ni gjest, a eshte bo me t’keq a me t’mire, keshtu qe nuk po e zgjati si teme at pjese. Brez pas brezi e kemi rujt pasunine edhe ata qe e kemi fitu me djerse. Ne kto tradita jom rrit, ne kto tradita do vazhdoj deri ne frymen e fundit”./21Media

Back to top button