Pas shortit, përfaqësuesit e klubeve të basketbollit shpalosin pritjet e tyre

Në ambientet e Federatës së Basketbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin e ri garues 2025/26 të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sezoni i ri do të nisë më 4 dhe 5 tetor dhe që në xhiron e parë do të rezervojë përballje tejet interesante, duke premtuar një kampionat të zjarrtë.

Që na xhiron e parë do të shohim përballje gjigante si Trepça-Peja apo edhe Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina.

Ndërsa çiftet tjera xhiros së parë janë Vëllaznimi – Bashkimi, dhe Bora – Rahoveci 029.

Kryetari i KB Rahoveci 029, Endrit Krasniqi theksoi se kjo skuadër ka bërë të gjitha përgatitjet dhe pret një sezon të suksesshëm, ani pse janë skuadër debutuese.

“Normalisht që ekipet janë të gjitha serioze, ne do t’i marrim të gjitha ndeshjet seriozisht. Për ne është viti i parë dhe tani vetëm na mbetet të punojmë dhe të shohim se ☼farë mund të bëjmë për këtë edicion…Ne kemi arritur të formojmë një skuadër të mirë që mendojmë se është mjaftë konkurruese dhe tani mbetet të shihet vet6ëm me fillimin e ndeshjeve”, theksoi Krasniqi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i klubit basketbollistik Bora deklaroi se në edicionin e ri, kjo skuadër synon kualifikimin në playoff.

“Objektivat tona janë shpresojmë që të arrijmë në playoff he çfarë do që del më lartë se playoff-i, pozita e katërt është më mirë, por synimet tona për këtë vit është playoff-i…Me punu po punojmë maksimalisht dhe shpresojmë që rezultati nuk do të mungojë”, theksoi Braha.

Po ashtu në zyret u FBK-s u tërhoq edhe shorti për edicionin e ri të Superligës së Basketbollit për femra. Tri përballjet e para premtojnë rivalitet dhe emocione të forta që në hapje të kampionatit.

Aty do të ballafaqohen:

Penza vs Junior 06

Prishtina vs Trepça

United Basketboll vs Bashkimi

Back to top button